Liria ka arritur të sigurojë fitoren e parë para tifozëve të saj në këtë sezon, duke mposhtur Tefik Çangën me rezultat 2:0 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, raporton PrizrenPress.
Bardhezinjtë dominuan sfidën, duke treguar disiplinë në mbrojtje dhe efikasitet në sulm, gjë që u shpërblye me dy gola dhe tre pikë të plota. Me këtë rezultat, ekipi prizrenas nis me këmbë të mbarë para tifozëve të vet dhe rikthen besimin për ndeshjet e ardhshme.
Në ndeshjen e radhës, Liria do të udhëtojë në Shtime për t’u përballur me Vjosën, ku do të kërkojë të vazhdojë me rezultate pozitive./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/