5.3 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Djali i Ukshin Hotit, Andini, kërkon mbështetje për kushëririn e tij, Etrit Hoti, kandidat për Kuvendin Komunal të Rahovecit

Andini Hoti, djali i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, ka bërë thirrje publike për mbështetje ndaj kushëririt të tij, Etrit Hoti, kandidat për Kuvendin Komunal të Rahovecit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, përkrahja për Etritin nuk është vetëm familjare, por edhe morale dhe qytetare. Ai ka kujtuar sfidat e përbashkëta të familjes pas luftës, duke e cilësuar Etritin si figurë mbështetëse dhe të qëndrueshme.

“Etriti është djali i axhës tim. Me të jam rritur një pjesë të jetës bashkë. Në një familje të coptuar nga lufta, ka qenë ai që më ka dhënë ndjenjën e ‘axhës’ e të vëllaut pas luftës”, ka treguar  ai.

Etrit Hoti, i cili garon me numrin 2 në listën e Vetëvendosjes, ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në moshën 17-vjeçare. Pas luftës, ai ka udhëhequr për katër vite Sindikatën e Postës së Kosovës, duke u angazhuar për të drejtat e punëtorëve dhe përfaqësimin e tyre institucional.

“Vendosmërinë që e kishte atëherë, e ka edhe sot: të përballet me sfidat, të mos kthejë shpinën, të dalë zot qytetarit”.

Sipas tij, Etriti është një kandidat me integritet, përvojë dhe përkushtim ndaj komunitetit, që meriton mbështetjen e qytetarëve të Rahovecit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Marketing

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Lajmet e Fundit