Ndahet nga jeta Shefi i Ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve në Malishevë, Liman Sertolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Shefit të Ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Liman Sertolli.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për këtë humbje të madhe, duke vlerësuar lartë kontributin e të ndjerit.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sertolli, kolegëve të Njësisë së Zjarrfikësve dhe të gjithë atyre që e njohën. Limani, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, dha kontribut të madh në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre. Vepra e tij dhe kujtimi për të, do të mbeten gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, ka shkruar kryetari Kastrati.

Ai shtoi më tej se familja, të afërmit dhe kolegët e tij kanë humbur një njeri të dashur dhe të respektuar, ndërsa qytetarët e Malishevës një shërbyes të devotshëm e profesionist të palodhur.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit Liman Sertolli. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!/PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit