Policia në Prizren, gjatë muajit shtator ka ndaluar 30 lypsarë në rrugë

 

Sipas organeve të rendit, kjo dukuri është shqetësuese, veçanërisht kur përfshihen fëmijë të mitur, të cilët shpesh, sipas PK-së, shfrytëzohen nga familjarët për qëllime fitimi.

“Kjo praktikë jo vetëm që cenon mirëqenien e fëmijëve, por edhe krijon një pamje të shëmtuar në hapësirat publike, duke shqetësuar qytetarët dhe deformuar ambientin urban. Vëmendje , çdo dhënie e lëmoshës në rrugë nxit prindërit të mbajnë fëmijët në rrugë, larg bankave shkollore dhe shtëpive të tyre të ngrohta”.

“Këto veprime konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për të krijuar një ambient më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët, duke ftuar njëkohësisht bashkësinë për bashkëpunim aktiv dhe raportim të çdo dukurie që cenon rendin dhe mirëqenien publike”, thuhet tutje në njoftim.

 

 

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit