16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

RTSH shpall këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës.

Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 6 dhe 7 qershor, i shoqëruar nga tingujt e Orkestrës së RTSH-së.

RTSH bën të ditur se, Festivali i Pranverës rikthehet si një platformë e fuqishme për promovimin e artistëve shqiptarë, me premtimin për të sjellë muzikë cilësore dhe prodhime që i japin një dimension tjetër artit në vend.

Një nga vlerat më të mëdha të këtij edicioni do të jetë padyshim interpretimi live. Të 20 artistët konkurrues do të ngjiten në skenë të shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së. Provat zyrtare me bendin dhe orkestrën pritet të nisin që në javën e dytë të muajit maj.

Këngëtarët që do të konkurrojnë në Festivalin e Pranverës: Akullthyesit, Alban Çuku, Alegra Jaho, Algert Sala, Arsi Bako, Drina Sheu, Enxhi Kumrija, Erand Sojli, Flavia Zere, Frederik Ndoci dhe Anjeza Marku, Frensi Revania, Herva Novaku, Jet, Kejsi Jazxhi, Martina Serreqi, Niki Zaimi, Peter Pan Quartet, Vesa Kelmendi, Voltan Prodani dhe Xhon Jesku.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës me mbjellje fidanësh në “Dardani”

Komuna e Prizrenit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës përmes një aktiviteti simbolik të mbjelljes së fidanëve në parkun e ri që është duke...

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Lajmet e Fundit