Bashkimi mposhtet nga Bora, seria gjysmëfinale barazohet

Bashkimi është mposhtur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë nga Bora, në një përballje dramatike të zhvilluar në kryeqytet.

Takimi dhuroi spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit, njësoj si ndeshja e parë në Prizren. Në fund, vendasit arritën të triumfojnë me rezultat të ngushtë 76:75, duke e vendosur gjithçka në detaje.

Tyler Cheese udhëhoqi Borën me 19 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ndërsa Amin Hot dhe Alex Hunter shtuan nga 18 pikë.

Te Bashkimi u dallua sërish Shannon Shorter me 19 pikë.

Me këtë fitore, Bora barazon serinë gjysmëfinale në 1:1, ndërsa përballja e radhës pritet të zhvillohet në Prizren, ku Bashkimi do të kërkojë rikthimin në epërsi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit