7.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

“Drama” në Rahovec, kandidati i LVV-së kalon në balotazh

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave të diasporës në Komunën e Rahovecit, duke qartësuar garën për balotazh.

Derisa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, e kishte siguruar me kohë kalimin në raundin e dytë, dilema ka qenë se kush do të ishte kandidati i dytë që do ta sfidonte atë.

Rezultatet e diasporës, pas përpunimit të të gjitha 6 vendvotimeve (100%), treguan përparësi të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Burim Krasniqi, i cili mori 34.92% (433 vota).

Pas tij renditet Smajl Latifi i AAK-së me 30.48% (378 vota), derisa Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje mori 25.24% (313 vota).

Edon Cana i PDK-së ka marrë 9.35% (116 vota).

Pas përfshirjes së votave të diasporës dhe të gjitha qendrave të votimit brenda Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar rezultatet përfundimtare ku:

Smajl Latifi (AAK) kryeson me 37.18% (8,051 vota)
Ali Dula (LVV) renditet i dyti me 23.92% (5,181 vota)
Burim Krasniqi (LDK) ndjek nga afër me 23.58% (5,106 vota)
Edon Cana (PDK) përfundon me 15.32% (3,318 vota)

Kështu, gara për kryetar të Rahovecit shkon në balotazh ndërmjet Smajl Latifit të AAK-së dhe Ali Dulës së Vetëvendosjes, me një diferencë të ngushtë mes vendit të dytë dhe të tretë që u përcaktua vetëm pas numërimit të votave të diasporës./Telegrafi/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

United Basketball fiton bindshëm ndaj Junior 06

United Basketball ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 me rezultat 87:73 (30:16, 25:20, 18:18, 14:19), në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Skuadra...

Sulmi me thikë ndaj gruas dhe të miturës/ Ja çfarë thotë raporti i policisë për rastin e rëndë të dhunës në familje në Prizren

Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë është cilësuar rasti i djeshëm në Prizren ku një burrë ka therur me thikë gruan dhe vajzën...

Lajmet e Fundit