Festivali do të bashkojë artistë nga vendi dhe Evropa për të reflektuar mbi dialogun mes traditës dhe modernitetit, marrëdhënien e festivaleve me qytetin, rëndësinë e mbështetjes së artistëve në zhvillim.
18 koncerte dhe mbi 160 artistë , koncerte me me artistë të shquar nga skena ndërkombëtare dhe vendore, diskutime dhe aktivitete edukative, ReMusica Junior: program i dedikuar për të vegjlit, ReNew platforma: prezantim i artistëve në zhvillim, Koncerte të xhepit “pocket concerts” dhe shumë më tepër.
Koncerti (i dyfishte) i hapjes së Edicionit XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2025, mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou”, të hënën, më 27 tetor, në orën 19.00, me artistët: Tedi Papavrami (violinë) dhe Maki Okada(piano).
Hyrja është e lirë, me rezervim këtu. Për informata shtesë, ju lutem gjeni të bashkëngjitur programin, si dhe vizitoni faqen tonë https://remusicafestival.com.