6.6 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit.

Gjatë vizitës në terren me inxhinierët komunalë, kryetari Xheladini përcolli punimet në projektin e Amfiteatrit në Bellobrad, i cili pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Po ashtu, ai inspektoi punimet e kubëzimeve në fshatin Bresanë, ku punimet po zhvillohen sipas planifikimeve.

“Çdo ditë e më tepër Komuna jonë po përjeton transformime të mëdha në infrastrukturë, falë projekteve që po realizohen me përkushtim të madh dhe me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në çdo cep të Dragashit”, ka deklaruar Xheladini.

Komuna e Dragashit ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do të përfundojnë edhe disa projekte të tjera në fushën e infrastrukturës dhe hapësirave publike, që synojnë rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e të gjitha fshatrave të komunës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit