9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim para zgjedhjeve të 9 nëntorit, raporton PrizrenPress.

Në një postim në rrjete sociale, Abrashi ka bërë të ditur se takimi kishte për qëllim koordinimin dhe mobilizimin për “ndryshimin dhe fitoren e madhe të Prizrenit”.

“Bashkë me partnerët për ndryshimin dhe fitoren e madhe të Prizrenit më 9 nëntor! Koordinim, mobilizim dhe besim i plotë, fitorja është e pashmangshme”, ka shkruar Abrashi.

Në takim morën pjesë edhe liderët e partive që janë bërë pjesë e koalicionit për zgjedhjet lokale në Prizren: Zafir Berisha nga BD, Besnik Krasniqi nga AAK, Emilija Redžepi nga NDS dhe Haxhi Avdyli nga Guxo.

Takimi u mbajt në atmosferë miqësore, teksa Abrashi e cilësoi këtë si “fillimin e fitores së përbashkët për Prizrenin”./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Lajmet e Fundit