8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të pandërprerë në zhvillimin e klubit.

Në reagimin e Drinit të Bardhë thuhet se ky vlerësim nuk përfaqëson vetëm sukses personal të trajnerit, por është rezultat i punës së përbashkët me futbollistët, stafin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë vitit.

“Ky nuk është vetëm sukses individual, por edhe i klubit dhe futbollistëve me të cilët ka punuar, si dhe i të gjithë atyre që i kanë qëndruar pranë si në momentet e vështira, ashtu edhe në ato të suksesshme”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit