Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë.
Ndeshja nisi e balancuar, me pjesën e parë që u mbyll pa gola, ku të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në lojë, raporton PrizrenPress.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Liria dominoi plotësisht ritmin e lojës dhe konkretizoi epërsinë me katër gola, ku protagonistë ishin Silvio Zogaj dhe Dijar Nikqi, që realizuan nga dy herë secili.
Kjo fitore i sjell Lirisë 53 pikë dhe e ngjit në vendin e pestë të tabelës, duke e mbajtur në garë për zonën që siguron ngjitjen në Superligë.
Në anën tjetër, Prizreni mbetet në fund të renditjes me 14 pikë, duke vazhduar të përballet me vështirësi në luftën për mbijetesë./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
