Krasniqi: Dragobili shembull i mirë i kujdesit për ambientin

Në kuadër të projektit “Për Malishevën e pastër”, aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit ka vazhduar sot në Këshillin Lokal për fshatrat Dragobil dhe Maxharrë.

Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës, të cilët u angazhuan në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike.

Aksionit i ka prirë nënkryetari i Komunës së Malishevës dhe udhëheqësi i taskforcës komunale për ambient, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë.

“Dragobili është njëri nga shembujt më të mirë të mirëmbajtjes së ambientit. Përveç angazhimit vullnetar të banorëve për mirëmbajtjen e hapësirave publike, edhe bashkëpunimi me komunën në këtë drejtim është shumë i mirë dhe shërben si shembull për vendbanimet e tjera”, u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi se aksioni “Për Malishevën e pastër” tashmë ka dhënë rezultate konkrete, duke përmendur pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve dhe angazhimin e tyre edhe në identifikimin e ndotësve.

Sipas tij, qytetarët po kontribuojnë duke raportuar rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara në inspektoratin komunal dhe tek organet e rendit.

Aksioni do të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të komunës, me synimin për të krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit