105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të parë në Shqipëri, me deputetë të zgjedhur nga populli.

Seanca e parë parlamentare, 105 vjet më parë, ishte në një ditë të enjteje. Punimet nisen në orën 10:00 dhe nga 78 deputetë të zgjedhur, morën pjesë 56 që përbënin shumicën. Që prej kësaj periudhe parlamenti filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli me detyra të përcaktuara qartë në statutin e kohës. Këshilli Kombëtar mori emrin Parlament dhe si organi i vetëm legjislativ përbëhej vetëm nga një dhomë deputetësh. Kryetari i tij u zgjodh me votim të fshehtë, Pandeli Evangjeli dhe në vitin 1922 u zgjodh Eshref Frashëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Përveç një numri të madh dokumentesh me rëndësi të posaçme për historinë e vendit, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror gjendet një botim me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri./atsh/

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit