10.3 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

630 vjet burg për kriminelët që shkaktuan Srebrenicën

Mbi 8 mijë burra u vranë para njëzetë viteve në qytetin e Srebrenicës. Deri më tash janë shqiptuar 630 vjet burg për kriminelët që shkaktuan gjenocid në këtë pjesë të Bosnjës apo nga 12 vjet për secilën viktimë të shkaktuar.

Të shtunën, Bosnja shënon 20 vjetorin e vrasjes më të keqe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore – masakrën e 8,000 burrave dhe djemve muslimanë nga forcat serbe gjatë pesë ditëve të korrikut në 1995, shkruan Express.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e mbështetur nga OKB’ja ka dënuar 14 persona për krime kundër boshnjakëve të Srebernicës në korrik 1995.

Tre nga të dënuarit nga Gjykata e Hagës u dënuan burgim të përjetshëm – dy ish-oficerë në selinë kryesore të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Zdravko Tolimir dhe Ljubisa Beara, si edhe ish-oficeri i sigurimit i Trupave Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Vujadin Popovic. Kurse kreu serb i kohës së luftës në Bosnje, Radovan Karaxhiç dhe komandanti ushtarak Ratko Mlladiç – janë ende në gjyq në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Ndërsa gjykata shtetërore në Bosnje ka dënuar 23 persona me 440 vjet burg për krimet në Srebrenicë.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen Morina pas vrasjes tragjike në Golluboc

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen Morina nga fshati Golluboc, pas ngjarjes tragjike ku dy djemtë e kësaj...

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm...

Lajmet e Fundit