8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

90-vjeçarja italiane i nënshtrohet provimit të maturës

Të rinjtë që kanë përfunduar shkollën e mesme në Itali i janë nënshtruar pjesës së parë të provimit të maturës, por në mësim e tyre në shkollën San Francesco di Sales në qytetin Citta di Castello, afër Perugias, ishte edhe një 90-vjeçare.

Imelda Starnini, që festoi ditëlindjen e 90-të më 3 shkurt të këtij viti, iu nënshtrua testimit me shkrim për të marrë një diplomë pedagogjike e cila, të paktën teorikisht, e kualifikon atë për të qenë mësuese e shkollës fillore.

“Nuk arrin asgjë në jetë pa sakrifica dhe, në moshën time, vendosa ta vë veten në provë dhe të përballem me këtë provim”, tha Starnini, raportoi ANSA.

Ajo tha se gjithmonë kishte dashur të merrte diplomën por që për arsye të ndryshme nuk kishte mundur të merrte asnjëherë.

“Është një qëllim që e kam pasur gjithmonë, por për arsye të ndryshme në lidhje me familjen dhe punën, më është larguar. Tani jam këtu për të nisur këtë seri testesh, falë ndihmës së familjes sime, që shpresoj të më çojë në marrjen e diplomës”, tha ajo.

90-vjeçarja nuk u ndiente e bezdisur që rrethohej nga persona shumë herë më të rinj se ajo në moshë, përkundrazi iu uroi suksese të gjithëve.

“Studimi, dija dhe dëshira për të mësuar janë pa moshë dhe unë jam provë për këtë”, tha ajo.

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit