Haxhi Avdyli zgjidhet kryetar i ri Degës së LDK-së në Prizren

haxhi avdyli ldkKa përfunduar Kuvendi i VIII i Degës së LDK-së në Prizren. Përfaqësuesit e të gjitha strukturave organizative të kësaj Dege me shumicë votash zgjodhen Haxhi Avdylin për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.Ai ka marrë 59 vota, prej 100 delegaveteve.

Haxhi Avdyli është neurokirurg me profesion. Ai është pjesë e Grupit të Ekspertëve për shëndetësi i LDK-së dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së pas lufte.

Haxhi Avdyli ka marrë pjesë edhe në luftën e fundit të UÇK-së. Me profesionin e tij të mjekut ai ka ndihmuar ushtarët e plagosur të U{K-së dhe popullatën civile gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë.

Pas lufte Haxhi Avdyli i është kthyer profesionit të tij të mjekut. Ka kryer specializime në Gjermani në fushën e neurokirurgjisë./Botapress/

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit