34.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Avdyli: Prioriteti i LDK-së në Prizren, rikthimi në pushtet

haxhi avdyli ldkI sapozgjedhuri në postin e kryetarit të ri të degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, sot ka mbajtur konferencën e parë për medie. Avdyli procesin e sapopërfunduar zgjedhor brendapartiak e ka vlerësuar të suksesshëm dhe tejet demokratik. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur atë që të zgjidhet në postin e partisë, e cila sipas Avdylit më së shumti i nevojitet në radhë të parë qytetarëve të Prizrenit.

Kryetari Avdyli, thotë se do të mundohet maksimalisht që brenda LDK-së në Prizren të angazhohen ekspert të lëmive të ndryshme, intelektual dhe të rinj me vizion përparimtar për t’i shtyrë proceset pozitive drejt një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve dhe rikthimi në pushtet.

Ai gjithashtu theksoi se brenda këtij subjekti politik nuk ka divergjenca, dhe se, sipas tij, pritjet e elektoratit të LDK-së për një udhëheqësi unike do të jetësohen, që do të jetë rrjedhojë e bashkëpunimit të frytshëm të zyrtarëve dhe aktivistëve të partisë.

Avdyli gjithashtu në këtë konferencë për shtyp bëri të ditur se në marrëveshje me instancat partiake, numri i anëtarëve në kryesinë e re të degës do të pësojë rritje.

Në pyetjen e gazetarëve se e ka ambicie për të kandiduar për kryetar të komunës, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Prizren, Avdyli tha se për një gjë të tillë do të konsultohet me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e kryesisë së degës.

Ne fund, Avdyli tha se si kryetar i ri i degës së LDK-së, do të jetë i hapur për bashkëpunim me organizma të ndryshëm për të mirën e qytetarëve të Prizrenit, përfshirë edhe OJQ-të./TVPrizreni/

Më Shumë

Suhareka, e para komunë në Kosovë që ofron aplikim online për leje ndërtimore

Komuna e Suharekës ka njoftuar se nga sot qytetarët kanë mundësinë të aplikojnë online për Leje Ndërtimore përmes platformës E-leja, duke e bërë këtë...

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” sot e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri...

Thethi

Lajmet e Fundit