23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Nis mbledhja e nënshkrimeve për hetim parlamentar ndaj SHIK-ut

Kadri VeseliIsh-shefi i SHIK-ut, tash shef i legjislativit të vendit, e ka rastin që përmes nënshkrimit të tij t’i tregojë kosovarëve se si ka funksionuar organizata që për vite me radhë ishte drejtuar nga ai.

Nisma për mbledhjen e nënshkrimeve për një debat parlamentar e për formimin e një komisioni që do të hetonte veprimtarinë e SHIK-ut, është riaktualizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, derisa ka marrë mbështetjen edhe të dy partive të tjera opozitare, AAK-së e Nismës, raporton KTV.

Deputetët opozitarë tashmë kanë filluar ta nënshkruajnë këtë nismë, derisa po presin përkrahje edhe nga deputetë të pozitës.

Visar Ymeri nga VV ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për të konfirmuar dyshimin e qytetarëve, ose për vërtetuar deklarimet e ish-agjentëve të SHIK-ut që thonë se kanë bërë punë të pastër.

Shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se e kanë mbështetur këtë nismë për t’ua “zbuluar fytyrën njerëzve që kanë kapur shtetin prej vitesh”.

Duket se edhe marrëveshja e 10 shtatorit e bërë nga partitë e Bllokut LAN me Vetëvendosjen, do të vazhdojë të jetë në fuqi, megjithëse pa LDK-në që braktisi bllokun, transmeton Koha.net. Sikurse në Vetëvendosje, ashtu edhe në AAK thonë se do të jenë bashkë në çdo nismë dhe do të vazhdojnë të kërkojnë hetime të shumë proceseve, përfshirë edhe atë të privatizimit.

Më Shumë

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Lajmet e Fundit