23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Verifikimi i veteranëve përmbyllet nga mesi i muajit shkurt

Veteranet-protestaLigji për vlerat e luftës nis të zbatohet ende pa iu vënë pika seleksionimit të veteranëve të UÇK’së. Procesi tashmë disavjeçar ka arritur në fundin e tij, ndërsa ligji hyn në fuqi që nga dita e parë e janarit.

Nga 67 mijë aplikacione, kanë mbetur edhe 5 mijë sosh për t’u seleksionuar – Shtabi i Përgjithshëm një zonë në Drenicë dhe Zinxhiri Komandues i Zonës Operative të Drenicës, raporton KTV.

Por, emrat e vërtetë të veteranëve do të dihen vetëm pas mesit të muajit janar, kur zyrtarisht do të shpallen edhe listat, e të cilat do të publikohen në zyrat e veteranëve në mbarë Kosovën, në web faqen e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së dhe në së paku 2 televizione nacionale, ashtu siç e parasheh ligji.

Tashmë është ndarë edhe buxheti prej 24 milionë eurosh për implementimin e ligjit, apo për pensionet e veteranëve të papunë.

Por megjithëse pika përfundimtare e procesit nuk pritet të vihet deri kah mesi i muajit shkurt, Qeveria e Kosovës i siguron veteranët se pensionet e tyre do t’i marrin në mënyrë retroaktive.

Se procesi i verifikimit u vonua edhe për shkak të mungesës institucionale nuk e mohon as drejtori i zyrës për Veteranë në Qeveri, Faik Fazliut.

Por, sipas tij, vonesa është bërë vetëm në hartimin e dy udhëzimeve administrative që do të rregullojnë lartësinë e pensionit të veteranit dhe se çfarë lehtësish doganore do të kenë. Por që, sipas Fazliut, këto pritet të miratohen në pjesën e parë të janarit.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit