23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Rahoveci kundër futjes nën administrimin e rajonit të Gjakovës

Rahoveci14-29KK i Rahovecit me një vonesë prej 2 vjetësh e ka shqyrtuar kalimin e shumicës së institucioneve komunale, nga rajoni i Prizrenit nën rajonin e Gjakovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarët komunalë të premten unanimisht e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë kërkuar nisjen e procedurave për rikthimin nën rajonin e Prizrenit.

Këshilltarja nga radhët e AAK-së në KK, Florie Boshnjaku, konsideron se tash është çdo gjë vonë, për arsye se Komunës së Gjakovës i janë bashkangjitur Gjykata dhe shumë institucione të tjera, kurse tabelat e regjistrimit të automjeteve janë të fundit që pritet të bëhen.

Sipas saj,të gjitha kompetencat kanë kaluar në heshtje, sepse nuk kemi reaguar me kohë.

Nahit Elshani, kryesues i KK-së nga radhët e LDK-së, propozoi të formohet një komision apo të bëhet një kërkesë nga anëtarët e KK-së, të cilët do t’ia adresonin organeve qendrore që të niste procedurat e rikthimit të institucioneve nga rajoni i Gjakovës në atë të Prizrenit.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Lajmet e Fundit