11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Berisha e nis vitin duke lexuar Bushin

berisha-bushIsh-kryeministri Sali Berisha e ka nisur vitin 2015, duke lexuar një libër të Xhorxh W. Bush që siç e thotë ai është “një ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve”.

Lajmin e ka bërë publik vetë Berisha me një shënim në profilin e tij në Facebook.

“Të dashur miq, leximin e librave këtë vit e nisa me leximin e librit: “41. Një portret i babait tim”, kryevepër kjo që une po e lexoj për shumë arsye pa e hequr nga dora.

Së pari, ky libër kushtuar Presidentit të 41 të SHBA, George H. Bush, është unik, mbasi ka për autor ish-Presidentin e 43 të SHBA, George W. Bush. Lexuesi nuk gjen kurrë një libër pë një ish-President, të shkruajtur nga i biri i tij, ish-President!!

Se dyti dhe kryesorja, autori i ketij libri është njeriu, politikani, Burri i shtetit, me i sinqerte, me direkt dhe me i hapur se cdo politikan apo burre shteti tjeter, qe kam takuar ne tere jeten time politike, dhe keto virtyte te çmuara deshmi e nje integriteti te larte te karakterit njerzor te autorit, meshirohen ne vertetesine e çdo paragrafi te ketij libri.

George Ë. Bush, 8 vite ne Shtepine e Bardhe, ishte nje promotor i zgjerimit te lirise ne Bote. Ai eshte nje mik i madh i lirise dhe sigurise se shqiptarve. Autori i ketij libr,i tashme bestseller, George Ë Bush, eshte Presidenti i pare i SHBA qe vizitoi Shqiperine. Ai solli me vehte, ne Tirane, mesazhin historik: “Time is now” per pavaresine e Kosoves, si dhe mbeshtetjen e plote te antaresimit te Shqiperise ne NATO!

Libri i George W. Bush eshte nje liber per te jatin e tij te adhuruar, Presidentin George H Bush, luftetarin hero te Luftes se Dyte Boterore, te diplomuarin Yale, biznesmenin e suksesit ne Teksas, zyrtarin, diplomatin e niveleve me te larta, sherbetorin e pa epur te vendit dhe kombit te tij, si dhe burrin e shtetit, udhehqesin e urte, te mencur, te vendosur e vizionar qe, per 13 vite ne Shtepine e Bardhe, si Zevendes President dhe President, i dha Amerikes me shume nder, siguri, prosperitet, kurse botes me shume liri, paqe, bashkpunim dhe siguri.

George H. Bush, si President, udhehoqi Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe boten ne vitet 1989-1992. Udheheqja e tij e vendosur dhe vizionare, pasioni i tij per lirine, luajten nje rol percaktues ne renien e Murit te Berlinit dhe diktaturave komuniste ne Europe.

Per kete burre shteti te madh e vizionar, ne dallim nga disa udheheqes te tjere perendimore te kohes, renia e Murit te Berlinit ishte fitore e lirise, jo vetem te gjermaneve por dhe e njerzimit. Mik i madh i vendeve qe dolen nga diktaturat, Presidenti George H. Bush, u be dhe mbeshtetes kryesor i ndertimit te shoqerive te lira ne keto vende

Ai eshte nje mik vigan i kombit tone. Miqesia me Presidentin Bush Senior, eshte krenari e vecante per mua. Une e kam takuar ne qershor te vitit 1992 ne Dhomen Ovale, biseda jone u hape me Kosoven.

Ai i vendosi Beogradit linjen e kuqe per Kosoven. Me pas, e kam takuar dhe disa here te tjera ne samite nderkombetare. Ne vitin 1994 erdhi per vizite ne Tirane, me pas me ftoi dhe une e vizitova ne Huston ne shtepine e tije.

Ne vitin 1996 erdhi per vizite ne Vlore se bashku me Sekretarin Colin Powell dhe kesaj here, jo vetem me Barbaren por me te gjithe klanin e tij te madh, perveç ish Presidentit George W. Bush. Miqesia jone nuk njohu kurre te lekundur.

Pak muaj me pare, Presidenti George H. Bush, festoj 90 vjetorin me nje hedhje me parashute. Une i dergova nje mesazh ku shkruajta se, kjo hedhje gezoi miqte e Tu, ne mbare boten, qe te pane tek zbrisje nga qielli me parashute. U pergjigj se, ishte shume i kenaqur nga kjo hedhje dhe se besonte se i ishte zgjatur dy vjet jeta. Duke ju rekomanduar kete liber, tejet terheqes dhe unik ne llojn e tij, t’i urojme te dashur miq, se bashku, mikut te madhe te kombit tone, edhe shume e shume vite jete!”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Lajmet e Fundit