3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Qeveria miraton pakon e projektligjeve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseQeveria e Kosovës ka vazhduar me miratimin e pakos së projektligjeve që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave janë përfshirë komentet dhe sugjerimet e Komisionit Evropian dha janë një nga kushtet të cilat Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësojë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Në mbledhje janë miratuar këto projektligje:

– Projektligji për të huajt i cili rregullon kushtet e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në territorin e Republikës së Kosovës.

– Projektligji për azil i cili rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese, mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e azilkërkuesve, personave me status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e përkohshme.

– Projektligji për shtetësinë e Kosovës, i cili përcaktohen mënyrat e fitimit, humbjes dhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës.

– Projektligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, i cili përcakton dispozitat juridike, përmes të cilave, autoriteteve kompetente vendore iu jepen të drejta, obligime dhe përgjegjësi, për:

-parandalimin dhe luftimin trafikimit me njerëz në të gjitha format e tij;
-mbrojtjen e viktimave të trafikuara, përfshirë sigurimin e të drejtave, si ndihmë juridike, ndihmë mjekësore, mbështetje psiko-sociale, sigurimi i kompensimit dhe të drejtave të tjera, për të gjithë personat që supozohen të jenë ose që identifikohen si të trafikuar, pavarësisht gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale racës, pronës, lindjes ose statuseve tjera, përmes një qasje te bazuar ne të drejtat e njeriut, në përputhje të plotë me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe standardeve.
-bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim të parandalimit dhe luftimit të trafikimi më njerëz, dhe sigurimit të ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara.

– Projektligji për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit.

Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha autoriteteve që janë të përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe zbatimi i strategjive të përbashkëta të këtyre autoriteteve, në mënyrë që detyrat e parapara për këto autoritete dhe masat individuale që kanë të bëjnë me parandalimin, zbulimin dhe hetimin e aktiviteteve të kundërligjshme penale, kontrollin, monitorimin dhe bashkëpunimin përkatës ndërkombëtar, të përmbushen në mënyrë të duhur, efikase dhe efektive.

– Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe Projekt ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për fillimin e procedurave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën “Open Government Partnership” (OGP).

Vendimi ngarkon Ministrinë e Integrimeve Evropiane që të krijoj një Grup Koordinues i punës për procesin e anëtarësimit në OGP.

Qeveria e Kosovës me anë të këtij vendimi obligohet që të zbatojë të gjitha obligimet që dalin gjatë procesit dhe pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OGP, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Qeverisë.

Më Shumë

Kastrati raporton për projektet kryesore në takimin me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik për vitin 2024, ku prezantoi projektet e realizuara dhe ato...

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Lajmet e Fundit