5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Çollaku: Kosova nuk do të mbetet peng i Serbisë

BekimCollaku-keshilltarMinistri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku i është përgjigjur kërcënimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se nuk do ta lejojë Kosovën të bëhet pjesë e OSBE-së.

Deklarata e plotë e Çollakut:

Serbia ka shpalosur programin e saj si kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Në rrethana normale, ky do duhej të ishte një lajm pozitiv për gjithë rajonin. Fatkeqësisht, ende nuk ndodh kështu për shkak se Serbia ende nuk po arrin të mësohet me realitetin e ri, me Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Është për keqardhje deklarata e ministrit Dacic se Serbia nuk do të lejoj pjesëmarrjen e Kosovës dhe anëtarësimin e tonë në ketë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo sjellje jodemokratke dhe joeueropiane është në kundërshtim të plotë me vet synimet e OSBE’së, është në kundërshtim me obligimet e Serbisë që dalin nga marrëveshja e 19 prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nuk i shërben fare stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. Kjo praktikë e keqe që është në kundërshtim me interesat strategjike për stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë duhet të marrë fund. Kosova nuk do të mbetet peng i pengesave të vazhdueshme që vinë nga Serbia në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Lajmet e Fundit