20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Gjyqtarët dhe prokurorët qyqarë, të shkojnë në shtëpi

Kuci-hajredin5-30Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i ka porositur të gjithë Gjyqtarët dhe Prokurorët që, nëse nuk e ndjejnë vetën të gatshëm ta kryejnë punën dhe ta mbrojnë vetën, atëherë, “thjesht le të shkojnë në shtëpi”.

“Nëse kemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mund ta mbrojnë veten, le të shkojnë në shpi”, ka thënë Kuçi në emisionin në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë”.

Kjo përgjigjeje e Ministrit Kuçi erdhi pas pyetjes së gazetarit në lidhje me Prokurorët dhe Gjyqtarët që po bijën pre e ndikimeve të ndryshme, edhe politike.

Kurse, sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Kuçi thotë se kjo ka të bëjë më ruajtjen e imazhit të vendit.

“Prokurori Williamson më ka thënë se unë po e bëj këtë që Rusia mos me ngritë çështjen në Këshillin e Sigurimit. Ka të bëjë me imazhin e vendit, ruajtjen e imazhit të UÇK-së, ruajtjen e imazhit të vendit maksimalisht”, thotë ai për “Drejtësia në Kosovë” që transmetohet të mërkurën.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit