Rinis mësimi në shkollën ku humbi jetën punëtori teknik

Shkolla Ibrahim Mazreku ne MalisheveSot ka rifilluar mësimi në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, pasi tashmë është rregulluar kaldaja për ngrohje.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ndërsa objektin e ngrohjes së shkollës, sot e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për të parë nga afër funksionimin e ngrohjes në këtë shkollë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Arsim, Blerim Thaçi, procesi mësimor ka filluar normalisht në këtë shkollë, pasi është rregulluar ngrohja.

Sipas drejtorit Thaçi, nxënësit e kësaj shkolle, i kanë humbur tetë ditë mësimi në gjysmë vjetorin e dytë, ndërsa këto ditë të humbura të mësimit, do të zëvendësohen.

Në përfundim të gjysmë vjetorit të parë, në këtë shkollë, si pasojë e një shpërthimi nga rrjedha e gazit, ka humbur jetën një punëtor teknik.

Ngrohja e re funksionon me dru përderisa ngrohja me gaz është larguar edhe nga shkolla e Temeqinës dhe është kthyer në ngrohje me dru në mënyrë që të shmanget ndonjë aksident, siç kishte ndodhur në shkollën e Malishevës./Kallxo.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit