Zejnullahu: Nuk më është kërkuar dorëheqja

Ramadan ZejnullahuPak orë më parë në disa medie elektronike është raportuar se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i ka dhënë ultimatum rektorit Ramadan Zejnullahu që të jap dorëheqje ose në të kundërtën Këshilli do ta shkarkoj atë, për shkak të protestave të vazhdueshme të OVL-ve të UÇK-së që ta zbatoj memorandumin për regjistrimin e rreth 1 mijë studentëve të kategorive të dala nga lufta.

Mirëpo, këtë lajm e ka hedhur poshtë vetë i pari i UP-së, Ramadan Zejnullahu.

Ai në një prononcim për “Zëri”, në mënyrë kategorike e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk asnjë informatë në lidhje me atë që është thënë në media.

“Nuk ka të vërtetë asgjë në këtë drejtim”, ka thënë shkurt Zejnullahu për “Zëri”.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit