Të shtunën ose të martën protesta e radhës

Protesta ne Prishtine15Lëvizja Vetëvendosje do të tregojë sot në ora 15 për kohën e mbajtjes së protestës së radhës. Burime të Express kanë treguar se e janë dy data opsionale për të organizuar protestën: e shtuna e kësaj jave ose e marta e javës së ardhshme.

Në konferencë prite të flas Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është organizatore e protestave.

Këto organizime të Vetëvendosjes janë duke u mbështetur edhe nga Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Në dy protestat e fundit të organizuara ka pasur të lënduar e arrestuar për shkak të dhunës së ushtruar nga protestuesit dhe nga veprimet e policisë.

Aktualisht, janë mbi 150 protestues të arrestuar për shkak të protestave të fundit.

Qeveria e Kosovës i ka cilësuar këto protesta si tentim të opozitës që përmes rrugës të marrin pushtetin./Express/

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit