15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Doli: Kosova një burg publik

GSPJ-DrenDoli-Albana MerjaGrupi për Studime Politike dhe Juridike ka paraqitur raportin e katërt të vlerësimeve lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në të cilin thuhet se Kosova çështjen e liberalizimit të vizave duhet ta shndërroj në prioritet nacional.

Sipas përfaqësuese të këtij grupi, të gjeturat e këtij raporti kanë rezultuar në atë se gjatë vitit që po e lëmë pas ka pasur ngecje në plotësimin e kritereve të caktuara nga Komisioni Evropian.

“Çështja e parë që duhet të adresohet është që Qeveria e Kosovës, e ka të nevojshme që procesin e liberalizimit të vizave ta shndërroj në prioritet nacional. Të paktën nëse kjo e fundit kërkon që në një periudhë të shkurt kohore të arrijë dhe ta përfundojë këtë proces dhe t’i sigurojë qytetarët e Kosovës për lëvizje të lirë, tanimë në formë legale e jo në formë ilegale siç po ndodh”, ka thënë Dren Doli nga GSPJ.

Sipas tij, pa një adresim të tillë dhe pa shndërrimin e kësaj çështje në një prioritet , ky proces do të zvarritet edhe më tej, dhe qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të mbesin si në një geto.

“Edhe më tutje do të vazhdoj Kosova të mbetet një burg publik, ku qytetarët e Kosovës përveç vendeve të rajonit nuk kanë mundësi që lirshëm pa nevojën e pritjes në radhë të shkojnë dhe të udhëtojnë në vendet e Shengenit”, ka thënë Doli.

Ndërsa, Albana Merja po ashtu nga ky grup, tha se problem për tu plotësuar mbetet kriteri që ka të bëjë me Sigurinë dhe Rendin Publik, dhe sipas saj nga ky bllok ka shumë pika të tij të cilat edhe më tej nuk janë adresuar dhe nuk janë përmbushur si kritere.

“Nga janari 2014 e deri sot për një vit ky proces është lënë pothuajse me një anë dhe një numër i kërkesave të përshkruara në udhërrëfyes kanë mbetur pa u zbatuar dhe thuajse askush nuk po merret me këtë proces gjatë vitit të fundit”, ka thënë Merja.

Ndër të gjeturat e tjera të këtij raporti u tha se gjatë dy viteve të fundit është dyfishuar numri i vizave të refuzuara, numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së si dhe qytetarëve të cilët qëndrojnë ilegalisht në këto vende. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti”

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar kjo e fundit. Anëtarët e këtij...

Kërkohet rikthimi i Ministrisë për Punë Sociale

Edhe përkundër që Kosova ka mbi 20 skema sociale dhe shumë probleme të tjera sociale, viteve të fundit është ndër vendet e vetme në...

Lajmet e Fundit