Mustafa e shpëtoi Thaçin nga burgu

AlbinKurti1205Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, se me nënshkrimin e djeshëm të marrëveshjes për Drejtësi, ka shpëtuar ish – kryeministrin Hashim Thaçi nga burgu.

“Mustafa nënshkroi në Bruksel me shpëtu Thaçin nga Burgu”, tha Albin Kurti, kreu i VV-së.

Kjo marrëveshje madje do të jetë edhe një arsye shtesë që do t’i nxjerrë edhe njëherë në protestë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndonëse nuk kanë specifikuar datë, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media thanë se kjo lëvizje do të protestojë prapë për Trepçën e po ashtu edhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit