Kosova shënon përkeqësim në lirinë e medias

Press freedomGrupi i Reporterëve pa Kufij ka bërë të ditur se liria e medieve ka pësuar “rënie drastike” në mbarë botën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram.

Raporti vjetor i organizatës ka vënë në pah se gjatë vitit 2014 ka pasur 3,719 shkelje të lirisë së informacionit në 180 vende të botës – 8 për qind më shumë se vitin paraprak.

Kosova, në raportin e këtij viti, është renditur në vendin e 87-të, në listën prej 180 vendesh, duke shënuar përkeqësim nga viti 2014, kur ka qenë në pozitën numër 80.

Sipas raportit, Irani, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut janë në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të lirisë së medieve.

Më Shumë

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit