20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Ymeri sot prezanton planin si kryetar i Vetëvendosjes

Visar Ymeri ne Suhareke14Kandidati për kryetar të Lëvizjes “Vetëvendosje Visar Ymeri sot do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje njofton se prezantimi do të mbahet sot në, ora 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Siç njofton kjo Lëvizje Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajtjen e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme ku Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme.

Në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi t’i shtrojnë pyetje Visar Ymerit lidhur me kandidaturën dhe planin e tij.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit