Kurti: VV po dëshmon demokracinë e brendshme

Kurti voton-VVAnëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar votimin për kryetar të partisë në Prishtinë. Me këtë rast, lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti tha se Vetëvendosje me zgjedhjet e saj po dëshmon lirinë dhe demokracinë që ka për brenda.
I pyetur nëse është demokractë ketë vetëm një kandidat në garë për kryetar, Kurti tha se të gjithë kanë pasur mundësinë të kandidojnë sikurse kanë mundësinë të votojnë.

Ndërsa, nuk ka bërë të ditur se a ka votuar pro apo kundër kandidatit të vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ndryshe, së bashku me Kurtin kanë votuar edhe Ilir Deda, Xhelal Sveqla e anëtarë tjerë të Vetëvendosjes.

Sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.

Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri.

Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit