“DAM Fest” nis me Bledar Zajmin

DAMfestival“DAM Fest” ka bërë të ditur datat, e edicionit të tij të X, i cili do të mbahet me 28 mars deri më 5 prill 2015 në Prishtinë.

Hapjen e këtij edicioni do ta bëjë koncerti i violonçelistit Bledar Zajmi në shoqërim të pianistes Etrita Ibrahimi nga Shqipëria, i cili i paraprin përvjetorit të X të Festivalit.

Muzikantët do të ekzekutojnë vepra të kompozitorëve të mirënjohur si: Ludwig Van Beethoven, Leos Janacek, Antonin Dvorak, Ramadan Sokoli, Edvard Grieg, Bohuslav Martinu.

“DAM Fest”, tashmë është i njohur si festivali që bën promovimin e muzikantëve të rinj dhe muzikës bashkëkohore.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit