Yllka Mujo në jurinë e “Monte Carlo Film Festival”

Yllka Mujo ne juriNë Monte Carlo u hap sipari i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Komedi krijuar nga aktori dhe prezantuesi i njohur italian i programit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio. Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014.

E veçanta e këtij edicioni është se krah emrave të njohur të kritikëve, regjisorëve e aktorëve që gjenden në jurinë e këtij festivali, mes tyre është përzgjedhur dhe aktorja e njohur shqiptare Yllka Mujo.

Yllka së bashku me italianen Maria Grazia Cucinotta, Giovanni Veronesi, Klod Zidi dhe Lee Scott Marshall do të shpallin fituesit e këtij festivali në mbrëmjen gala të 28 shkurtit në Monte Carlo.

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit