11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vehapi harton strategji për ndalimin e migrimit të rahovecianëve

Idriz Vehapi3Kryetari i Rahovecit, Idrz Vehapi ka hartuar një strategji për të parandaluar migrimin e qytetarëve të tij. Ai ka organizuar sot një debat me qytetarë me të cilët ka diskutuar çështjen e migrimit.

” Sot po diskutojmë për një çështje mjaft të ndejshme që e ka prekur tërë Kosovën. Ndonëse jo në masë të madhe si komunat tjera, edhe komuna e Rahovecit është prekur me raste të migrimit ilegal”, tha Vehapi.

“Unë jam i kënaqur që mund të diskutoj këtë temë me juve, nxënës të shkollave të mesme, dhe besoj që mësimdhënësit dhe prindërit tuaj do ju flasin për sfidat e popullin tonë, dhe këto tema duhet të diskutohen vazhdimisht”.

“Kosova dhe populli i saj ka pasur sfida edhe më të vështira, mund t’i shihni pamjet dhe skenat e kthimit masiv të qytetarëve të Republikës së Kosovës pas lufte, por secili prej tyre edhe pse me shtëpi të djegura, janë kthyer në Kosovën e çliruar”.

“ Jemi në vitin e 16 të çlirimit të Kosovës dhe në vitin e 7 të Pavarësisë së Kosovës, dhe që të çlirohet Kosova, janë dashur vite, dekada dhe shekuj të sakrifikohet, nëpër shumë gjenerata dhe breza, por ne jemi ata që sot e gëzojmë Kosovën e pavarur. Të gjithë ne së bashku kemi obligim të punojmë vazhdimisht, me vullnet dhe përkushtim, duke i tejkaluar të gjitha sfidat që do i kemi përpara”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Lajmet e Fundit