Zvicër: Nuk ka azil për shqiptarët

Azilkerkuesit kthehen“Problemi me azilantët nuk është kritik, kemi një procedurë që brenda 48 orësh verifikon personat që kanë hyrë dhe merren masat ndaj tyre. Zvicra nuk jep azil për motive ekonomike. Vitet e fundit kemi pasur ardhje emigrantësh nga zonat shqipfolëse, kryesisht nga Kosova, të cilët ndihmojnë për të kuptuar realitetin e vërtetë të aplikuesve. Shqipëria është një vend i sigurt”, ka thënë Graf, transmetojnë mediet në Tiranë.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Berat, ambasadori ka shkuar për të parë nga afër realizimin e projektit TAP.

“Projekt i rëndësishëm është edhe TAP, nga i cili përfiton i gjithë vendi. Në mënyrë të veçantë ka një program për gazifikimin e Beratit, për përdorim të brendshëm, jo thjesht si qytet tranzit”, thekson Graf.

Ambasada zvicerane në Tiranë ka bashkëpunim të hershëm me Komunën e Beratit në realizimin e projektit të Qendrës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit