Përfaqësuesit e Institucionit Edukativ “Gylestan” vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

IMG_1344Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të enjten ka pritur në një takim, Drejtorin e përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan”, Mustafa Erdem dhe përfaqësuesit tjerë të këtij institucioni, drejtorin e Gjimnazit “Mehmet Akif” në Prizren, Hasan Huseyn dhe drejtorin e Çerdhes “Yllka” në Prizren, Ahmet Oguz. Institucione të arsimit parauniversitar jopublik më prestigjiozet në Kosovë për nga kushtet dhe cilësia.

Në takim u diskutuar për mundësitë e arritjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve arsimore dhe u dakorduan që studentët e UPZ-së të vijojnë praktikën në institucionet arsimore parauniversitare që ofron në komunën e Prizrenit “Gulistan”-ni.

Rektori Vataj i njoftoi përfaqësuesit e këtij institucioni për të arriturat e deritashme të Universitetit të Prizrenit dhe për punët që planifikohen të bëhet për çuarjen përpara të UPZ-së. Ndërkaq, ai theksoi se UPZ ka bashkëpunim të shkëlqyeshme me shtetin turk dhe universitetet turke të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e UPZ-së.

Drejtori i përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan”, z. Mustafa Erdem, pasi e njoftoi Rektorin Vataj për punën e suksesshme të gjertanishme të tyre në Kosovë theksoi se ata janë të gatshëm të mbështesin UPZ-në në forma të ndryshme dhe se do të vazhdojnë të pranojnë studentë në praktikë në institucionet e tyre. Gjithashtu z. Erdem e ftoi rektorin Vataj për një vizitë në institucionet që ata drejtojnë ku do të diskutohet për bashkëpunim edhe në fushat e tjera.

Prizren, më 05.03.2015

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit