Alarmi fals! Çanta “mos e prek” terrorizon Tiranën

policia shqipniU bë javë tashmë që Tirana është nën terrorin e eksplozivit.

Çdo çantë e harruar apo qese e dyshimtë në rrugë, alarmon qytetarët.

Këtë të shtunë, një çantë është gjetur pranë Parkut “Rinia”.

Në çantë ishte shkruar “mos prek”.

Kjo ka alarmuar qytetarët dhe bizneset aty pranë.

Disa biznese janë mbyllur, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Pas disa minutash, forcat e xhenios kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të ccantës sportive.

Më vonë u mësua se në ccantë nuk ka pasur ndonjë lëndë shpërthyese.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit