SHBA-ja mirëpret vendimin e qeverisë

Tracey Ann Jacobson15-20Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e ka mirëpritur kalimin nga ana e Qeverisë të amandamenteve kushtetuese, që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.

Në njoftimin për media të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, theksohet se “ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014, me rastin e Shkëmbimit të Letrave me BE-në”.

Po ashtu, në deklaratë theksohet se ky zhvillim “tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës”.

“Përpjekjet e qeverisë do t’i mundësojnë Kosovës që të ecë përpara dhe përkrahja për gjykatën do të tregoj përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit”, thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, lidhur me dërgimin e amandamenteve në Kuvend nga ana e qeverisë së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit