NISMA: BE vepro

Fatmir Limaj, nismaPas skandalit të komplotit ndaj Fatmir Limajt ka reaguar edhe partia që ai e udhëheq. Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të formojë një Komision Hetimor i cili do të ndriçonte komplotin kundër Fatmir Limaj, i cili besohet të jetë planifikuar nga zyrtarë të PDK-së në bashkëpunim me disa ndërkombëtarë. Kjo është bërë e ditur nga sekretari i Nismës, Bilall Sherifi pas mbledhjes Këshilli Kombëtar të kësaj partie.

“Është një qëndrim unanim i Këshillit Kombëtar që ky komplot të ndriçohet në tërësi. Këshilli Kombëtar insiston që sa më shpejt të gjitha institucionet relevante sidomos ato në Bruksel të themelojnë një Komision hetimor i cili do t’i shkoj deri në fund çështjes, pra do të ndriçoj dhe do të bëjë transparent çdo detaj dhe kushdo që ka qenë i përfshirë në këtë të merr denimin e merituar”, tha Sherifi.

Sekretari i Nismës ka thënë se pret veprime konkrete nga Brukseli zyrtar në javën e ardhshme.

“Është shqetësuese që nuk ka një reagim nga Brukseli por besojmë se javën e ardhshme ata do ta marrin seriozisht dhe do të tregojnë se çfarë hapa do të ndërmarrin për ta ndriçuar këtë rast”, është shprehur Sherifi.

Ai më tej ka thënë se komploti kundër Limajt nuk duhet të shihet si rast i izoluar, por duhet të reagojnë të gjithë pasi sipas tij në të ardhmen çdonjëri mund të jetë viktimë e ndonjë komploti të tillë.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit