6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Firma nga Hungaria,mashtron biznesmenin nga Prizreni

Arka fiskaleNjë biznesmen nga Prizreni ka denoncuar në polici rastin e mashtrimit që i është bërë nga një person i panjohur. Sipas dëshmisë së deponuar në hetuesi, thuhet se i njëjti, ditë më parë kishte pranuar një “email” në adresën e tij nga një firmë hungareze me të cilën kishte bashkëpunuar vite me parë.

Nga biznesmeni prizrenas kërkohej që 33 000 euro të derdhen në një xhiro llogari bankare në emër të firmës në Hungari. Mirëpo më vonë ishte kontaktuar firma hungareze e cila kishte sqaruar se xhiro llogaria në të cilën është bërë pagesa nuk është e tyre.

Pas denoncimit të rastit në polici nga viktima, është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar policinë që rasti të konsiderohet si mashtrim, njofton zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren.

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Lajmet e Fundit