-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Zejnullahu: Fëmijët e dëshmorëve u keqpërdorën

Rektori Ramadan ZejnullahuStudentët, fëmijë të dëshmorëve e veteranëve të luftës, të cilët protestuan disa herë para dyerve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duke kërkuar pranimin e tyre në universitet, kanë qenë të keqpërdorur nga qarqe brenda dhe nga jashtë universitetit.

Kështu ka thënë Rektori i Universitetit “Hasan Prishtinës”, Ramadan Zejnullahu, në emisionin Forum të Televizionit Rrokum.

Mirëpo çështja e memorandumit sipas tij, është e mbyllur.

Duke folur për cilësinë e arsimit në Universitetin e Prishtinës, Zejnullahu ka deklaruar se ka interes të jashtëzakonshëm për doktoratë, ku gjithsej janë 459 të interesuar, por ai nuk është i kënaqur me vlerën e doktoratave.

Të rikujtojmë se shoqatat e dala nga lufta patën organizuar disa protesta që nga dhjetori i vitit të kaluar me kërkesën kryesore që të dorëhiqet rektori, Ramadan Zejnullahu, si pasojë e mospërfilljes së regjistrimit me automatizëm të 1000 studentëve që këto shoqata ia kanë dërguar atij.

Situata ishte acarua edhe më shumë kur ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kishte kërkuar nga rektori Zejnullahu dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të pranohen pa provim pranues në studime rreth 1000 kandidatë të shoqatave të dala nga lufta, në bazë të një memorandumi të lidhur më herët ndërmjet UP-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Por një gjë të tillë, rektori Zejnullahu e ka konsideruar si të paligjshme duke thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimi i tij për zbatimin e ligjit në Universitet. Madje, rektori Zejnullahu disa herë ka thënë se kjo çështje është e mbyllur.

Më Shumë

Anderson lëndohet, pritet të mungojë 4–6 javë

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë gjatë stërvitjes së fundit. Klubi ka konfirmuar se lojtari do të...

Xhulio Mehmeti largohet nga Liria

Liria ka njoftuar sot largimin e futbollistit Xhulio Mehmeti nga skuadra, raporton PrizrenPress. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin që ai ka treguar...

Lajmet e Fundit