Basha: Zgjedhjet e parakohshme, opsion për daljen nga kriza

Basha-pd-shqiperiKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, se kishte dëgjuar pak muaj më parë mbi ekzistencën e një plani për të destabilizuar vendin nëpërmjet vrasjes së deputetit Mhill Fufi.

Ai tha se për 6 muaj, Meta, Rama dhe Tahiri e fshehën ngjarjen e rëndë ndërsa tani po përpiqen ta manipulojnë atë duke u bërë presion dëshmitarëve.

Sipas kreut të opozitës, pa dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe largimit të Ministrit Tahiri nuk mund të ketë një hetim të plotë, të pavarur dhe të besueshëm.

Ai tha se në kushtet e një situate të rëndë ekonomike, politike, të rendit dhe sigurisë në vend, opsioni kryesor i opozitës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Basha u është përgjigjur edhe akuzave përse nuk dha dorëheqje në rastin e çështjes së rrugës Durrës – Kukës.

Ai tha se ai nuk ishte Ministër i Transporteve, por Ministër i Jashtëm kur nisën hetimet e Prokurorisë dhe në këtë mënyrë nuk kishte mundësi të ndikonte te hetimet.

Sipas tij, hetimet zgjatën më shumë se afati i përcaktuar në ligj, jo për shkak të tij.

Basha tha se shumë shpejt do të bëjë publik vendimin nëse do të rikandidojë në Tiranë për një mandat të dytë si kryebashkiak.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit