Eskorta e Metës aksidenton rëndë 48-vjeçarin, policia e fsheh

IlirMeta-kryetar i kuvenditNjë tjetër ngjarje e rëndë dhe që mund të lidhet me emrin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është regjistruar paraditen e së hënës në periferi të Divjakës. Mësohet se një prej makinave të eskortës së kryeparlamentarit ka aksidentuar rëndë një qytetar nga Tërbufi i Lushnjes, por çështja është mbajtur në fshehtësi nga policia.

Lapsi.al mësoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 në vendin e quajtur Qafa e Shënepremtes.

Meta ishte këtë mëngjes i ftuar në një aktivitet që lidhej me bujqësinë në Divjakë në magazinat frigoriferike të Kujtim Likës. Të njëjtat burime thanë se i aksidentuar është shtetasi Adriatik Hamdi Llapi nga fshati Shënepremte i komunës Terbuf të Lushnjes.

48-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe më pas në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ai është trajtuar për orë të tëra në reanimacion për shkak të goditjeve që ka marrë në kokë. Gjendja e të aksidentuarit është në rrezik për jetën./laspi.al/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit