Sevdie Morina flet për deklaratat e Sylë Hoxhës

Sevdie MorinaPas deklaratave të sotme të kryeprokurorit Sylë Hoxha, ku janë adresuar kritika të ashpra në drejtim të Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Sevdie Morina, ka reaguar kjo e fundit.

Morina në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës e paralajmëruar për të martën në orën 14:00 duhet të mbahet.

”Unë së bashku me prokurorin Jetish Maloku kemi kërkuar që mbledhja të mbahet nesër”, ka thënë Morina.

Ajo ka paralajmëruar se nesër gjatë ditës do të bëjë publike fakte të cilat demantojnë ato çfarë ka thënë Sylë Hoxha gjatë ditës për të dhe anëtarët e tjerë të KPK-së.

“Të gjitha do i themi nesër”, ka thënë Morina.

Gjatë ditës, Morina u kritikua nga Sylë Hoxha i cili në një konferencë për media ia përmendi Morinës edhe kunatin e saj, Rrahman Morinën.

Hoxha nuk pranoi t’i parashtrohen pyetje dhe të sfidohet nëse tërë këtë luftë është duke e bërë për shkak se Morina para dy mbledhjesh kishte kërkuar shkarkimin e tij. /Kallxo.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit