4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ishin nisur për në Angli, 22 shqiptarë kapen në një kamion frigorifer

shqiptaret ne kampet francesePolicia franceze ka ndaluar 22 migrantë shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria, dhe dy shtetas rumunë, të cilët ishin nisur drejt Britanisë së Madhe.

Shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova janë kapur në një kamion frigorifer gjatë një kontrolli rutinë të autoriteteve franceze.

Në prangat e policisë ka rëne dhe një çift bashkëshortësh nga Rumania, të cilët udhëhiqnin trafikun. Ata akuzohen për trafik njerëzor dhe mashtrim të autoriteteve franceze.

Rumuni ishte shofer i kamionit dhe kishte marrë përsipër kundrejt shumave të mëdha të parave kalimin e shqiptarëve nga Franca në Britaninë e Madhe, që do të ishte destinacioni i tyre përfundimtar.

Mes të ndaluarve kishte edhe fëmijë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për përfshirje të personave të tjerë në këtë rrjet.

Mësohet se migrantët shqiptarë kishin qëndruar për rreth tre orë në të ftohtë dhe pa ajër, për shkak të izolimit të kamionit.

Fshehja në kamionë, pavarësisht rreziqeve që mbart, është një ndër mënyrat më të përhapura për kalimin e emigrantëve të paligjshëm në Britani.

Pak muaj më parë, dy të rinj shqiptarë u dogjën të gjallë brenda kamionit teksa tentonin të kalonin në Angli.

Më Shumë

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Lajmet e Fundit