2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Suharekë: I lajmëron bombat, arrestohet nga policia

Bombe doreRreth orës 08:30 minuta, një qytetar nga një fshat i Suharekës ka njoftuar policinë se kishte parë disa mjete eksploduese në rrugë afër xhamisë së fshatit.

Policia pasi ka pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me dëshmitarin. Gjatë hetimit fillestar, dëshmitari i ka treguar policisë se ai dinte edhe për mjete tjera eksploduese që i kishte parë në fushën e Gallushës.

Pas kësaj informate, Policia e Suharekës ka dyshuar në vërtetësinë e dëshmisë së dëshmitarit dhe ka kryer hetime shtesë të cilat kanë rezultuar se të gjitha këto mjete kishin qenë në pronësi të dëshmitarit i cili ishte mundur që të lirohet nga to duke i lenë në rrugë dhe fushë të hapur me ç ’rast të njëjtat kanë paraqitur rrezik për banorët për rreth.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë ndërsa Njësiti Kundër Mjeteve Eksploduese i ka asgjësuar të njëjtat. Bëhej fjalë për tri bomba dore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ekzekutivi i Rahovecit në mbështetje të marshit “DREJTËSI, JO POLITIKË!”

Ekzekutivi i Komunës së Rahovecit, së bashku me kryetarin, ka shprehur mbështetje për marshin gjithë popullor “DREJTËSI, JO POLITIKË!”, i cili do të mbahet...

Maratonë simbolike me biçikleta për 18-vjetorin e Pavarësisë në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Prizren u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e çiklistëve...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit