OKB e shqetësuar për një konflikt të ri Izrael – Liban

OKB14-26Këshilli i Sigurimit i OKB-së është paralajmëruar se dhuna u shtuar kohëve të fundit përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin dhe prania e armëve të paautorizuara në një zonë të mbikëqyrur nga OKB-ja, në pjesën jugore të Libanit, rrezikon një konflikti të ri.

Në janar, dy ushtarë izraelitë dhe një paqeruajtës i OKB-së nga Spanja u vranë në pas përshkallëzimit të dhunës, në kufirin e diskutueshëm që nga lufta e 2006-s midis militantëve libanez të Hezbollahut dhe Izraelit, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Këshilli u kërkoi të gjitha palëve që të ushtrojnë “qetësi maksimale dhe përmbajtje nga çdo veprim ose retorikë që mund të rrezikojë destabilizimin e rajonit”.

Këshilli i Sigurimit gjithashtu shprehu shqetësimin në shkeljet e tjera kufitare, duke përfshirë praninë e grupeve terroriste në territorin libanez./REL/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit