18.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Vrau fqinjin se i futi bagëtitë në pronë, arrestohet i dyshuari

Policia-shiriti-sceneArrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Edmir Hasneziraj. Burime nga Policia e Lezhës bëjnë me dije se rreth orës 13:10, të ditës së sotme kanë vënë në pranga 50-vjeçarin Deli Alkurtaj, i shpallur në kërkim që prej 14 marsit 2015.

Alkurtaj akuzohet se vrau me armë zjarri të riun, pasi ky i fundi kishte futur bagëtitë në kullotën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të 14 marsit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gërnac të Kurbinit. Mes viktimës dhe autorit nisi një debat verbal që më pas degjeneroi deri në përdorimin e armës. Alkurtaj qëlloi 20 herë mbi të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, 50-vjeçari ka jetuar i fshehur, por me anë të informacioneve policia bëri të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij. Ndaj Deli Alkurtajt rëndon akuza e vrasjes më armë zjarri për motive të dobëta. Viktima dhe i akuzuara kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin, por sipas policisë ata nuk kanë pasur konflikte të mbartura kohë më parë. Vrasja ndodhi pas një sherri të çastit mes palëve.

Më Shumë

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka...

Bashkimi i afrohet titullit me fitoren dramatike ndaj Pejës 03

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe dramatike ndaj Pejës 03 me rezultat 75:72, në finalen e katërt të “Play-Off”-it në Superligën e...

Lajmet e Fundit